Shqiptari me 4 prindër amerikanë: Më keni ndryshuar jeten… (VIDEO)

Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Ingriti dhe prindërit e tij biologjikë, Dona e Gëzimi, kanë thirrur dy familjet e tij nga Amerika. Xhek, Laurie, Stejsi dhe Tim ndodhen në njërën anë të murit të studios “E diela shqiptare” në Tv Klan, nga ana tjetër qëndron Ingriti, i gatshëm për t’iu dhënë mesazhin. Dona e Gëzimi vështrojnë gjithçka nga ballkoni, ndërsa familjet amerikane janë tërësisht të papërgatitur për atë çka pason.

Ingrit: Ajo që unë dua t’ju them sot, do jetë në gjuhën shqipe jo thjesht sepse siç tha edhe Arditi, ju po dëgjoni përkthimin në kufje në anglisht, por ku ka më bukur se sa këtë mesazh ta jap sot tek ju në gjuhën shqipe, në Shqipëri, kur jeni të gjashtë bashkë. Ju dua, në shqip tingëllon shumë bukur. Unë ju dua shumë, shumë. E dyta, ju ma keni ndryshuar jetën time për mirë me thjeshtësinë tuaj dhe unë iu jam shumë mirënjohës dhe falënderues për këtë.

Unë kurrë nuk e dija që një ditë jo thjesht mund të diplomohesha në Shtetet e Bashkuara dhe të ndërtoja një jetë të re atje, unë nuk e dija që me mbarimin e shkollës nuk do merrja thjesht një diplomë, por do merrja edhe dy palë prindër të tjerë, shumë vëllezër dhe motra, gjyshër dhe gjyshe e të afërm të tjerë.

Mesazhi që unë të përcjell tek ju dhe te njerëz të tjerë, është që për të ndryshuar botën, për t’i ndryshuar qoftë edhe një personi tjetër jetën për mirë, për t’u ndjerë mirë edhe vetë, nuk duhen shumë manovra, shumë para, nuk duhen shumë materiale, mjafton të kesh një zemër të mirë, një buzëqeshje të ëmbël dhe një përqafim të ngrohtë siç e keni ju dhe për këtë ju jam shumë mirënjohës.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.