Shqiptari kthehet në hero në Greqi, ja gjesti që ka bërë

785
0

Tragjedia e rëndë që preku Greqinë, ku zjarret morën jetën e 83 personave, ka nxjerrë në pah edhe anën humane të shumë personave.

I tillë është edhe rasti i Petrit Athanasi, shtetas shqiptar që jeton në Greqi, ka ofruar ndihmën e tij për të prekurit nga zjarri.

Shqiptari është pronar i një supermarketi në Greqi, ndërsa është cilësuar nga mediat dhe qytetarët grekë si hero për gjestin e tij human, pasi ka shpërndarë ushqime falas.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Athanasi tha se gjesti i tij është diçka i vogël përballë një situate të rëndë në zonat e prekura nga zjarri.

‘Situatë e rëndë, ndihmat gjëja më e vogel. Furnizoj furgona e makina me ushqime. Do vazhdoj të ndihmoj njerëzit në Greqi, pasi është diçka e vogël në krahasim me atë që ka ndodhur. Kur djali im luan me fëmijët aty, s’mund t’i la pa ndihmuar”, tha shqiptari.