Shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, shikoni cfare pune bente ne Durres

4
0

Paradokse të tilla mund të hasen vetëm në vendin tone.

Julian Mandija, i cili u arrestua sot në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, rezulton të jetë doganier.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”

“Një shtetas i proceduar për trafikim narkotikësh dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 3 qershorit 2005 nga Interpol Wiesbaden /Gjermani hyri fare lehtësisht në Policinë shqiptare, në drejtorinë e hetim-kërkimit të policisë në vitin 2012. Me gjithë ngarkesën penale të shtetasit F.I që ndryshoi emrin në S.M, në atë kohë dhe në vazhdim për të s’pati pengesa madje të siguronte edhe certifikatën e sigurisë personale CPS e nivelit “tepër sekret” me afat nga 2016 deri në tetor 2021”, shkruan gazetarja Anila Hoxha.

Shtetasi me dy emra, jo vetëm që arriti të futej në polici, por me dëshirë dha edhe dorëheqjen, për t’u rikthyer sërish në punë në 2014. Por kur riaplikoi për dokumentin top sekret, SHÇBA zbuloi të kaluarën e errët të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.