Skip to content

Shqiptari i dehur në Itali dhunon infermieret e urgjencës së spitalit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Imperias, Itali.

    Një i dehur, 42-vjeçar shqiptar, banues në Sanremo dhe me precedentë penalë, është treguar i dhunshëm me infermeret e spitalit e jo vetëm.

    Fillimisht, ai ka sulmuar stafin mjekësor në detyrë dhe më pas ka shkatërruar mobiliet e triazhit të urgjencës, duke shkaktuar panik mes mjekëve dhe infermierëve. Për të neutralizuar situatën, u desh ndërhyrja e policisë, karabinierëve dhe njësisë së Gardës së Financës.

    Drejtoria e ASL 1 dënoi ashpër aktin e dhunës dhe shprehu solidaritetin maksimal për personelin mjekësor dhe pacientët që ndodheshin në urgjencë në momentin e incidentit. Po ashtu, mbështetjen e tij e shprehu edhe nënkryetari i Rajonit, Alessandro Piana.