Shqiptari i dehur dhe i droguar bën aksidentin tragjik, humb jetën gruaja e tij që ndodhej në makinë

Mariagrazia Bedin, është 24-vjeçarja që humbi jetën në një aksident automobilistik në Fondi, Itali, pasi bashkëshorti i saj shqiptar drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe i droguar.

24 vjeçarja ndodhej në makinë me partnerin e saj, 22-vjeçarin Ali Hoxha, motrën e këtij të fundit dhe djalin e saj të porsalindur.

Por për shkaqe ende të paqarta, 22-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa herë. Kjo përplasje ishte fatale për 24-vjeçaren Maria Grazia Bedin, e cila vdiq menjëherë. I plagosur mbeti edhe partneri dhe motra e saj, të cilët u dërguan me urgjencë në spital, si dhe djali i porsalindur i çiftit, i cili aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë në Bambino Gesù në Romë.

Hipoteza më e mundshme është se shqiptari ka humbur kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë së madhe.

Hoxha u arrestua nën dyshimin për vrasje me automjet dhe kur iu nënshtrua testeve të alkoolit dhe drogës rezultoi pozitiv për të dyja.

24-vjeçarja Mariagrazia Bedin kishte tre fëmijë të vegjël në katër vitet e fundit. Në momentin e aksidentit në makinë ndodhej vetëm fëmija më i vogël, vetëm gjashtë muajsh i cili është plagosur rëndë. Fëmijët e tjerë të çiftit po udhëtonin me një makinë tjetër me gjyshërit.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.