U hoq si grek, karabinierët nxjerrin zbuluar me aplikacionin “Translate” shqiptarin në Itali

3752
0

Shqiptari shtiret si grek në Itali, por ngec. Sipas mediave italiane, shqiptari u ndalua nga një patrullë dhe një karabinier donte të testonte kombësinë aktuale helene: duke përdorur një aplikacion përkthimi në celularin e tij, ai shqiptoi disa fjalë greke, të cilave burri do të duhej t’u përgjigjej. Por nuk ia doli dot. Këtu u kap dhe u zbulua mashtrimi. Ky ishte vetëm një nga 14 identitetet që ai ka përdorur gjatë viteve.

Për këtë arsye, 42-vjeçari me kombësi shqiptare u arrestua dhe u zbulua se më herët ishte ndaluar pasi ishte kapur me dokumente të falsifikuara për të shmangur ekstradimin në Shqipëri. Po ashtu, rezultoi se kërkohej të vuante një vit e gjashtë muaj për vjedhje.

Dokumentet false u vërtetuan edhe nga ekspertiza, i arrestuari u dërgua në burgun e Verbanisë, ku edhe do të presë dënimin e tij.