Shqiptari habit policët italianë, iu bën kërkesën e pazakontë: Më vrisni, nuk rri dot në..

451
0

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bologna të Italisë.

Ai u arrestua pas masë së sigurisë arrest në shtëpi për dhunë në familje, pasi në muajin maj ishte paditur nga gruaja.

Pavarësisht masës së sigurisë katër muajve më parë, 50-vjeçari e ka shkelur sërish duke kryer sjellje të papërshtatshme ndaj familjarëve të tij.


Disa javë më parë ai kërkoi ndërhyrjen e karabinierëve, të cilët sapo mbërritën në shtëpinë e tij, u kërkoi që ta qëllonin në kokë, sepse nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.

Shqiptari u bëri krkesën e pazakonte karabinierëve, me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instiktet e tij agresive dhe do dhunonte nënën e moshuar dhe djalin.

Kjo ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Republikës së Bolonjës duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.