Skip to content

Shqiptari dhunon dhe grabit një shurdhmemec në Itali, detaje..

    BOLOGNA – Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga Policia italiane pasi ka goditur me shqelma dhe grushta një të ri shurdhmemec, më pas i ka rrëmbyer nga dora çantën dhe ka tentuar të arratiset.

    Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Piazza Medaglie d’Oro, përballë stacionit të trenit.

    Kanë qenë vetë oficerët që kanë vënë re se një i ri ishte i shtrirë në tokë dhe se personi që po e rrihte, sapo i pa, tentoi të arratisej.

    Pasi e ndoqën, e bllokuan në Piazza XX Settembre.

    Ai kishte me vete çantën, celularin, portofolin dhe dokumentet.

    Viktima, të cilës iu kthye malli i vjedhur, ka pësuar lëndime në fytyrë.