Shqiptari bëhet milioner në Amerikë

1002
0

Një 41 vjeçar nga Shqipëria ka fituar 1 milion dollar në “Michigan Lottery’s Powerball”. Edmond Nicaj arriti të gjente numrat fitues të kësaj lotarie, duke i dhuruar vetes shumën e majme, njofton Opinion.

“Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese” është shprehur shqiptari. E pashë biletën në mëngjes, dhe nuk pushoja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali im 6 vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”, tregoi Nicaj, shkruan Opinion.

Me paratë e fituara, Nicaj ka planifikuar të paguajë faturat dhe të ndajë mënjanë për gjashtë fëmijët e tij./L.P./Dritare.net[spu popup=”3523″]Shqiptaret ne Amerike[/spu]