Shqiptarëve u duhen 60 vite punë për të blerë një shtëpi

202
0

Tirana konsiderohet si një ndër qytetet më të shtrenjta në në botë, tha eksperti i ekonomisë, Klodian Muço për “Ditë e Re” në Rtv Ora.

Ai pohon se shqiptarëve u duhen mesatarisht 50 deri në 60 vite pune për të blerë një shtëpi, duke u bazuar te të ardhurat mujore të qytetarëve shqiptar dhe te çmimet e larta të produkteve në vendin tonë.

Ndër të tjera eksperti i ekonomisë thotë se në vendet e thuaja ka rritje të të ardhura, ndërkohë në vendin tonë  kjo gjë nuk ndodh.

“Na duhet  50 deri në 60 vjet për të blerë një shtëpi, ndërkohë në Zvicër duhen 11 vjet. Sipas “noteos” Tirana konsiderohet një ndër qytetet më të shtrenjta të botës, duke marrë në konsideratë  çmimet dhe të ardhurat në Tiranë. Në Tiranë po ndërtohet po masë. Kemi 400 kantier ndërtimi në Tiranë, 400 pallate që janë në fazë ndërtimi.

Deri para 3 vitesh drejt Tiranës shkonin mesatarisht rreth 20 mijë persona në vit. Si ka mundësi që çmimet në Tiranë po rriten? Në vendet e botës kemi rritje të të ardhurave, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta“, tha eksperti i ekonomisë.