Shqiptarët ndihmojnë familjet e shkatërruara nga stuhitë në Gjermani

97
0

Lulzim Hajdaraj bashkë me vëllanë e tij Gëzimin, udhëtuan nga Këlni, drejt qytetit Bad Neunar të Gjermanisë, për t’iu dalë në ndihmë personave që u dëmtuan nga përmbytjet që kanë përfshirë Evropën.

Përmbytjet në Evropë kanë shkaktuar vdekjen e mbi 150 personave në Gjermani dhe kanë lënë të zhdukur mijëra të tjerë. Pas dëmeve jashtëzakonisht të mëdha, disa shqiptarë kanë shkuar në Bad Neunar për t’iu dalë në ndihmë gjermanëve.

“Atje pamë që njerëzit ishin të frustruar dhe të habitur se si ekzistenca e tyre brenda një kohe aq të shkurtër kishte humbur tërësisht, qyteti ishte rrënuar pothuajse I tëri”, tha Hajdaraj në Facebook.

“Ne shkuam sadopak që t’i dalim në ndihmë atyre njerëzve që në kohën e vështirë që ne e përjetuam në luftë na ndihmuan dhe vazhduan të na ndihmojnë edhe sot”.

Ndër të tjerash, Hajdaraj bëri thirrje që secili që ka kohë dhe mundësi ta bëjë të njëjtën gjë, sepse është e duhur dhe e mirëpritur nga banorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.