8.5 C
Tirana

Shqiptarët jashtë vendit duhet të vetëdeklarojnë adresën, miratohen rregullat

Date:

Share:

Qeveria ka miratuar ditën e sotme rregullat mbi detyrimin për vetëdeklarim të adresës nga shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit Shqipërisë.

Qëllimi i këtij ligji është që të identifikohen në mënyrë të rregullt të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë më shumë se tre muaj që jetojnë pa ndërprerje në një shtet tjetër, dhe përjashton zyrtarët që jetojnë jashtë si pjesë e misioneve shtetërore.

Programi që vihet në zbatim nëpërmjet këtij ligji, i quajtur “Programi i Regjistrimit të Adresës”, synon të plotësojë Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, duke përfshirë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Ja hapat që duhet të ndiqni:

a) Nëpërmjet publikimit në faqet zyrtare elektronike të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
b) Nëpërmjet programeve, reklamave dhe spoteve për transmetim nga operatorë radiotelevizivë, fletëpalosjeve, takimeve me përfaqësues të shoqatave shqiptare jashtë vendit dhe të organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.
Shtetasit shqiptarë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë aplikojnë për plotësimin e formularit tip të vetëdeklarimit të publikuar në faqen zyrtare të dy ministrive përgjegjëse në dy mënyra:
a) në mënyrë elektronike;
b) në mënyrë manuale.
Shtetasit, të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike, ndjekin procedurën e përcaktuar në manualin që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Shtetasit, të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike, vetëm për t’u njohur dhe për të printuar nga sistemi formularin tip të vetëdeklarimit, ndjekin njërën nga procedurat e mëposhtme:
a) pasi të kenë shkarkuar, printuar dhe plotësuar formularin, sipas të gjitha rubrikave të përcaktuara në të, e dërgojnë atë me postë pranë misioneve tona diplomatike ose posteve konsullore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet banesa e tyre;
b) pasi të kenë printuar dhe plotësuar formularin sipas të gjitha rubrikave të përcaktuara në të, paraqiten fizikisht pranë misioneve tona diplomatike ose posteve konsullore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet banesa e tyre.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.