“Shqiptarët bëjnë mrekullinë”, Elvis Naçi jep lajmin e madh: Musa Baculi së shpejti drejt Italisë

1074
0

15-vjeçari Musa Baculi më në fund ka shpresë për t’u shëruar. Historia e adoleshentit nga Shkodra ka prekur mijëra shqiptarë ndërsa më në fund janë bërë paratë për kurimin e tij. Ai kishte më shumë se tre muaj që po qëndronte në reanimacionin e spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa e ëma, Afërdita Baculi  kërkoi ndihmë publike.

Së fundmi hoxha Elvis Naçi njoftoi se Musai dhe nëna e tij do të shkojnë në Xhenova të Italisë, pasi shuma e parave për rehabilitimin e tij të plotë është mbledhur falë zemrës së madhe të shqiptarëve.

I mituri nuk mund të flasë apo të lëvizë por është përlotur në momentin kur i kanë thënë se do të mund të kurohet më në fund.

Mjekët reanimator tregojnë se Musai është shtruar në gjendje shumë të rëndë për jetën në datën 19 gusht 2018, pasi kishte rrezikuar seriozisht jetën në lumë. Djali kaloi një situatë të vështirë, pas ndihmës së parë që i dhanë duke kaluar rrezikun e mbytjes.Mirëpo pas kësaj ai kaloi në një patologji të rëndë që e lanë në gjendje vegjetative.

Në këtë moment ai ka nevojë që ti behën terapi më të specializuara intensive, jashtë reanimacionit për rehabilitimin e tij. Ka nevojë për terapi fizik, logopedik, emocional etj.

Musa Baculi Femiaj I Semure