“Shqipërinë po e marrin peng shërbimet e huaja sekrete, ja kush do na kontrollojë”

720
0

Vazhdimisht është folur për ndikimin e shërbimeve të huaja në vendin tonë, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete. Por së fundmi, shkrimtari dhe publicist i njohur Kim Mehmeti, ka folur për atë që fshihet pas vizitës së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në Izrael, disa ditë më pare. Sipas tij, Xhaçka ka shkuar në Izrael për të diskutuar rreth hapjes së Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë.

Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?!

Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë!

Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria! Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?””, shkruan ai.