Kryeu i qeverise, Edi Rama, në një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE” thotë se Shqipëria nuk është një ndër vendet më të varfra në Europë, por ndër vendet më pak të pasura.
Pyetje: Edi Rama do të interesohemi për vendin tuaj, Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Evropës, ajo po zbrazet nga banorët e saj, cilat janë sfidat me të cilat ndeshen banorët e saj? A është gjithmonë Shqipëria e pajtueshme me Evropën?
Edi Rama: Së pari doja të thoja se ne nuk jemi një nga vendet më të varfra, jemi ndërmjet vendeve më pak të pasura dhe këtu ka një ndryshim sepse kur ju flisni për një varfëri, kjo u jep teleshikuesve tuaj idenë e një vendi të varfër në ndpnjë kontinetn të largët, ndërsa ne jemi në mes të Evropës, jemi ndër më pak të pasurit, por po ecim përpara. Së dyti nuk patëm njëfushtë zgjedhore të dhunshme dhe nuk patëm një fushatë zgjedhore plot me fyerje. Patëm një fushatë me një pjesëmarrje shumë të madhe, rreth 80% e banorëve rezidentë në Shqipëri. Kjo besoj flet vetë për pjesëmarrjen dhe gjallërinë e demokracisë tonë. Së treti, po, ne jemi një vend evropian në mes të Evropës, kemi probleme dhe përpiqemi t’i zgjidhim. Bëjmë reforma, rruga është e gjatë sigurisht, por jemi në drejtimin e duhur, pa dyshim, përndryshe Këshilli Evropian nuk do ta kishte marrë unanimisht vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.