14.5 C
Tirana

Shqipëria një çmendinë e madhe, ku po s’pate mik apo para je i mbaruar!

Date:

Share:

Nga Artan Fuga

Cfarë është Shqipëria me përkufizim ?

Mirë ne festojmë përvjetorin e Skënderbeut, po Skënderbeu do të na festonte për gjendjen ku kemi ardhur pas 25 vjet betejash kundër osmanëve që kemi bërë gjatë tranzicionit?

Vend kapitalist? Ekonomia shqiptare i merr të keqen kapitalizimit sepse përndryshe do të kishte bursë, aksione masive, transparencë financiare për bizneset, do të kishte të drejta në punë dhe jo punë të zezë.

Vend socialist? As ka qenë dhe as është. Se mos është parajsë socializmi!!!

Eshtë demokraci? Cfarë demokracie kur deputetët caktohen me listë nga kryetarët e partive!!! As deputeti e di kush e ka votuar, as elektorati e di se ku shkoi vota e tij! Këtu të drejtën e votës ta ka marrë ligji, këta llomotisin jo dhuna jo kanabisi!

Vend ligjor! Këtu plas kanabisi rrugëve e vjen deri te bregu i Lanës, ku ka ligj këtu sikurse duam ne qytetarët!

Vend ku elektorati vendos? Këtu të gjitha qeveritë gjatë gjithë historisë kanë qenë vetëm të pakicës me përjashtim të qeverisë së parë demokratike që doli me votim plebishitar gati! Pastaj e mori ferra uratën!

Vend europian! Europa e Bashkuar as na pranon te dera, po tronditet nga emigrimi për azil politik, ne themi po shkojmë në Europë.

Gjeni një, vetëm një ligj si në BE dhe do të tërhiqem.

Vend me shanse të barabarta!!! Mos u tallni këtu duhet të kesh mik, kushuri, parà, ose ndonjë gjë tjetër që të bësh përpara!!

Shtet ligjor! Këtu të gjitha i vendosin partitë politike, institucionet janë të politizuara me ligj!

Vend i hapur? Më gjeni një grup të huaj artistik që është sot në Shqipëri! Nje profesor të huaj që është sot në Shqipëri!

Cfarë është pra Shqipëria? Pa emër, pa emër.

Apo në rrugën e demokratizimit??? Aha! Po sa vjet, 300 vjet, 500 vjet, apo demokratizohemi apo po shkojmë në të kundërt si shoferat që i hypin autostrades në kunder sens!

Nuk zgjidhen këto çështje me gjuajtje me çizme, as me gjuajtje në kosh, as me çirje dhe thirrje.

Legjiferoni!

Bëni ligje!

Bëni platforma politike të drejta!

Përndryshe Shqipëria sot rrezikon të bëhet një çmendinë, një vend i izoluar më keq se është bërë, një parcelë kanabisi, një vend tranzit drogash,pa teatër, pa opera, pa akademi, pa muzera, veç një bunkeri të mjerë që të kall datën aty te ish kafe bar sahati, pas bashkisë.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.