Shqipëria, ndeshje miqësore me Italinë

184
0

Në muajin Nëntor, gjatë botërorit të Katarit, Shqipëria pritet të luajë një miqësore luksi me Italinë. Kombëtarja e Roberto Mançinit nuk është kualifikuar, kështu që do të kenë ende mundësinë të punojnë dhe të përfitojnë nga kjo ndalesë e kampionateve. E ka deklaruar këtë Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit për Radio Rai.

“Parashikojmë për Kombëtaren një plan të grumbullohet sërish për 10 ditë. Dhe për këtë falënderoj Ligën që ka vënë lojtarët në dispozicion për ato dhjetë ditë para nisjes së Kupës së Botës. Mançini do të ketë shumë të rinj në dispozicion për të ndërtuar skuadrën më të mirë të mundshme. dhe të fillojë një fazë e re përgatitore. Dy miqësore janë planifikuar gjatë këtyre dhjetë ditëve. Me shumë mundësi një miqësore, do të jetë me Shqipërinë në Tiranë”. 

Shqipëria ka luajtur 3 ndeshje të tjera më parë me Italinë, një prej të cilave, miqësore. Italia ka fituar në të tre rastet.