Shqipëria merr medaljen e parë të artë botërore në Mundje. Abakarov feston me flamurin shqiptar në mes të Beogradit.

77
0

Shqipëria ka kampion bote në mundje. Zelimkhan Abakarov fiton medaljen e artë në Botërorin e Mundjes të zhvilluar në Beograd të Serbisë.

Çeçeni i natyralizuar si shqiptar triumfoi në finalen deri në 57 kg ndaj rivalit amerikan, Thomas Gilman, me rezultatin 7-2.

Një arritje e shkëlqyer e Abakarov, që në fund festoi me flamurin shqiptar në mes të Beogradit. Ky është rezultati më i madh për sportin shqiptar dhe vjen vetëm pak javë pasi Luiza Gega u shpall kampione e Europës.