Shqipëria mbyllet e gjitha dy javë? Brataj: Situata është kritike, presim vendimin e Komitetit”

1671
0

Shefi i Urgjences Kombëtare, Skënder Brataj gjate nje interviste se fundmi e konsideroi si serioze situatën aktuale dhe shifrat e pandemisë që janë në rritje.

“Çdo rritje e këtyre nr është një sinjal alarmi, nuk diskutohet që të jemi të kujdessshëm dhe të jemi të gatshëm për çdo lloj skenar, sa më shumë të shtojë aq më afër limitit të mundësive shkojmë. Këto 2-3 ditë po monitorojmë situatën që do të shohim në detaj, masat dhe situatën aktuale, ka ardhur momenti i vaksinës që duhet të ecim e hapa më të shpejta, por është momenti i fundit”, tha Brataj.

Brataj e cilësoi se Shqipëria është në ngjyrën portokalli që nuk ndan shumë nga e kuqja. “Komiteti është duke monitoruar çdo alternvativë. Shifrat dolën e janë shqetësuese dhe ne dimë shumë mirë që kur kalojnë shifrat 500 për 100 mijë banorë, është një indikator për shtrëngim masash. Kemi skenarin hapjes së spitaleve rajonale, e nuk mund të arrijmë në skenarin e fundit. Durrësi dhe Shkodra janë aktivizuar si spitale rajonale, presim dhe spitalet e tjera”, theksoi Brataj.

Por shefi i Urgjencës theksoi se personalisht është kundër mbylljes totale, një karantinë të plotë në të gjithë Shqipërinë, sepse kjo do të ishte rëndë për ekonominë dhe për shqiptarët nga pikëpamja shëndetit mendor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.