Shqipëria konkurron Greqinë e Kroacinë “The Times”: Shkoni se ka çmime të lira

132
0

Pamja magjepsëse e plazheve dhe ushqimet e lira i ftojnë turistët drejt një destinacioni të ri. Kështu e nis shkrimin për Shqipërinë prestigjiozja britanike “The Times”.

Ujërat të kristalta, zona të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, dhe çmimet e lira që reklamohen çdo ditë në rrjetet sociale po lakmohen shumë nga britanikët dhe jo vetëm.

Në shkrimin e saj, “The Times”, cilëson se “Shqipëria po flak tej famën e saj, kur bëhet fjalë për krimin e organizuar dhe po konkurron me Greqinë dhe Kroacinë tani që turizmi po ringjallet pas pandemisë.”

“Skyscanner”, platforma më e madhe e rezervimit të fluturimeve në botë, deklaron se rezervimet nga viti i kaluar për në Shqipëri janë rritur 96% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës.

76 fluturime me 14,000 pasagjerë, u kryen nga Britania e Madhe për në Shqipëri në korrik 2019, ndërkohë që muajin e shkuar u realizuan 207 fluturime me 39,600 pasagjerë.

Artikulli përmend edhe faktin se ndikim të ndjeshëm kanë rrjetet sociale me publikimin e pamjeve mahnitëse që sipas ekspertëve të turizmit dhe udhëtimeve kanë rritur  interesin për të vizituar Shqipërinë. Mbi 60 milionë shikime numërojnë videot e Ksamilit në “TikTok”.

Këtij shkrimi të “The Times” që rendit një sërë arsyesh pse Shqipëria po lakmohet nga turistët britanik i është referuar edhe kryeministri Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai  ka vënë në dukje se në 7 muaj në vendin tonë kanë ardhur 90 mijë vizitorë nga Britania nga 36 mijë turistë që u regjistruan vitin e shkuar.