Shqipëria i përzuri turistët e Emirateve të Bashkuara, i mori Mali i Zi. Operatori turistik: frenimi i vizitorëve erdhi nga..

1031
0

Operatori turistik Besnik Vathi, ka folur për turizmin në Shqipëri, ku dhe tregoi dy arsyet kryesore e frenimit të vizitorëve në vendin tonë.

Në n jë intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Vathi tha se kishte një rritje të turiztëve ndryshe nga vitet e tjera, por megjithatë ka ndikuar dhe lufta në Ukrainë e rritja e çmimeve në vend.

Po ashtu ai shtoi se ndryshe nga vitet më parë ka pasur më shumë fluturime direkte nga Tirana.

Besnik Vathi: Ishte e pritshme, pas hapjes së pandemisë që turizmi në Shqipëri të kishte  një rritje madje, një rritje shumë të madhe në raport më vitin para pandemisë. Mbyllja e madhe në Europën  Perëndimore, bëri që lëvizjet të ishin të mëdha. Faktori i dytë që ka ndikuar shumë për rritjen e turizmit në Shqipëri është rritja e fluksit dhe fluturimeve ajrore me nisjen nga Tirana.

Këtë vit në raport me vitin 2019 ka rreth dy herë më shumë fluturime direkte nga Tirana drejt qyteteve apo kryeqyteteve të Europës, kryesisht asaj perëndimore. Kjo ka bërë që të jetë një opsion më i mundshëm për turizmin e këtij viti. Lufta në Ukrainë e ka frenuar një çik rritjen, por edhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore. Megjithatë rritja është frenuar por jo stopuar. Shqipëria ka inventarin e hoteleve në bregdet dhe kjo ngallë interes te turistët, ndërkohë në turizmin malor mungon infrastruktura.

Vathi theksoi ndër të tjera se: Vetë hapja e një aeroporti në Vlorë apo në Sarandë, do ta rriste ndjeshëm, turizmin në ato zona dhe atëherë nuk do kishte më diskutime për çmimet.

Ne si biznese jemi të destinuar që të konkurrojmë denjësisht në tregun rajonal.  Ne nuk mundet që të luftojmë vendet e rajonit pa përdorur promovimet dhe përpjekjet e mëdha që bëhen në rajon për t’u marrë njëra-tjetrës.

Më tej operatori u shpreh se Shqipëria ka humbur turistët e Emirateve të Bashkuara për shkak se ka vendosur hyrjen me minimum rezidentë 10 vjeçar.

Besnik Vathi: Ne kemi humbur vendet e lindjes së Mesme sepse ne ua kthyem hyrjen me minimum rezidencë 10 vjeçar, ndërkohë që Mali i Zi e hoqi dhe i pranon me rezidencë 1 apo 2 mujore. Mali i Zi e mori tregun e Emirateve të Bashkuara