Shqipëria heq vizat me shtetin ‘mikroskopik’, ja për cilin bëhet fjalë

1256
0

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për heqjen e vizave me Federatën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, i cili u bë publik sot në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë’, me propozimin e Kryeministrit dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme”, – shkruhet në njoftim e bërë publik në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Vendimi do hyjë në fuqi pas botimit të tij në “Fletoren zyrtare”.

Federata e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit ndodhet në Karaibe dhe përbëhet nga dy ishuj, Shën Kristoferi dhe Nevisi.

Kjo federatë ka një sipërfaqe prej 261 km2, ndërsa po ta krahasojmë, Bashkia e Bulqizës ka një sipërfaqe prej 678.51 km2 e më tej Tirana ka një sipërfaqe prej 1.110.03 km2.

Nuk dihet ende arsyeja e marrjes së këtij vendimi dhe çfarë e lidh këtë Federatë me shtetin tonë.

Federata është shteti sovran më i vogël në hemisferën perëndimore, përsa i përket sipërfaqes dhe popullsisë. /rtv ora