Stuhi e madhe ne Shqiperi, sinoptikanet greke bejne paralajmerimin, ja kur pritet..

534
0

Në ditët në vijim një pjesë e territorit shqiptar pritet që të përfshihet nga një mot i ashper me reshje dhe stuhi.

Observatori Kombëtar i Athinës thekson se vala e stuhisë nga Italia do të godasë Shqipërinë dhe Greqinë.

Sipas hartës së publikuar nga mediat në vendin fqinj, shqetësimi atmosferik në Itali pritet të lëvizë ngadalë në lindje me fenomene të forta lokale nga mesdita e së mërkurës, 6 Tetor deri në fund të javës.

Harta e publikuar nga mediat greke/ Bazuar te harta meteorologjike e lëvizjes së stuhisë, reshjet do të prekin një pjesë të konsiderueshme të territorit tonë dhe veriun e Greqisë. Reshjet pritet që të zgjasin deri në datë 8 tetor.