Shqipëria ndëshkohet në minutat shtesë nga Islanda

187
0

Kombetarja shqiptare nuk ka mundur ta mbyllë me fitore sfidën e saj përballë skuadres se Islandës e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ka qenë goli i Ermir Lenjanit i realizuar në minutën e 35-të ndeshjes pas një pasimi të Uzunit, ai që i ka dhënë avantazhin kuq e zinjve. Rezultati mbeti i pandryshuar përgjatë pjesës tjetër të ndeshjes edhe pse rastet nuk munguan për skuadrën tonë, që e dominoi këtë ndeshje.

Edhe pse nje loje e mire, minutat e fundit kanë ndëshkuar skuadrën tonë, duke i dhënë Islandës ne minuten e ‘96 golin e barazimit.