Skip to content

Habiten policet ne Bari, 500 litra raki ne bagazhin e autobuzit drejt Italise, ja ku e kishin fshehur

    Rakia se fundmi eshte bërë objekt kontrabande pasi 500 litra raki u kapën në portin e Barit, në një autobus të nisur nga Shqipëria.

    Doganat italiane njoftuan konfiskimin e 500 litrave raki me prejardhje nga Shqipëria, pa certifikatat e duhura të tregtimit dhe standardet e sigurisë.

    Në kuadër të operacionit për trafiqe ilegale, autoritetet portuale të Barit dhe Guardia di Finanzia e qytetit zbuluan të premten 85 bidonë plastikë me raki.

    Sasia u gjet e fshehur në bagazhin e një autobusi që po transportohej me traget nga Shqipëria.

    Kontrolli i imtësishëm zbuloi se pijet ishin fshehur pas një dhomëze e cila hapej me një mekanizëm metalik.

    Shoferi shqiptar i autobusit u ndalua nga policia me ak uzat e ko ntrabandës, transportit të produkteve me akcizë, dhe për transportimin e produkteve pa autorizim.

    Autoritetet vendosën edhe bllokimin e autobusit për tre muajt e ardhshëm.

    Mostra të rakisë mësohet se po analizohen nga laboratori i doganës së Barit, për të vlerësuar klasifikimin dhe fortësinë alkoolike, dhe nëse në përbërje të saj ka substanca që rrezikojnë shëndetin e njeriut.