Shpëtohen 8 shoferë, ja pamjet e tjera tronditëse nga përmbytja në Athinë

497
0

Pamje të tjera tronditëse vijnë nga Athina, e cila – pas zjarrit që i mori jetën 85 personave në lindje të Atikës – sot u godit nga një stuhi që përmbytën rrugët dhe bllokuan makinat.
Përmbytjet goditën zonën veriore të Athinës pasditen e sotme. Stuhia që zgjati dy orë la pas pasoja të rënda.

Shoferët u bllokuan në makina, dhe në të paktën 8 raste u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga makinat.

Që në momentin kur nisi stuhia zjarrfikëset morën mbi 200 telefonata nga njerëz në veri të Atikës, veçanërisht nga zona si Kifissia, Melissia, Maroussi, Vrilissia dhe Penteli verior.

Dëmi më i madh ndodhi në Marousi, ku ndodhej dhe një parkim i hapur. Përmbytjet erdhën nga dalja nga shtrati e lumit Sappho.

https://youtu.be/viuXuqmmBr8