16.5 C
Tirana

‘Shpërthen’ Rudina Xhunga: Kush ta dha patentën, ty?

Date:

Share:

Nga Rudina Xhunga

Bashkë me vogëlushen 7-vjeçare, iku edhe një djalë i ri, Ramazani, që po shkonte me biçikletë në punë.

Në pak sekonda, njeri pas tjetrit, dhanë shpirt ne rrugë.
E shoh dhe e rishoh atë video. Ndaloj dhe kthehem te dora mbi dorë, që nena nuk ia lëshon, të bijave dhe te duart në kokë, të një burri që e pa të gjithën.
E pa, çastin kur Alda e madhja e mamit me flokët bisht, qe sivjet do shkonte në klasë të dytë, mbylli sytë mes një pellgu gjaku.

Sot doli video, dje dhjetëra detaje, për shoferen qe shtypi gazin në vend te frenave, për nënën qe kishte marre leje në punë për të çuar vajzat te mjeku, e te tjera detaji varrimi do dalin nesër, që nuk dua t’i di fare.

Unë dua vetëm të di kush ia dha patentën, gruas në timon?
Kush firmosi, kush e bëri shofere, ku është tani, e mori vesh çfarë ngjau, me gruan që bëri shofere, gruan qe ngatërroi gazin me frenat.

Kjo është ajo qe do doja të gjenin portalet. Jo detaje për lot e klikime.

Ne jemi me të rëndësishëm se qindra mijëra klikimet tona. Ne jemi prindër, kemi përdore fatin e fëmijëve tanë.

Çfarë do bëjmë, t’ia u lëmë atyre qe ngatërrojnë gazin me frenat?

Ne jemi njerëz në mision. Misioni ynë nuk gjendet në instastory. Lërjani emisioneve, vipat!

Misioni ynë, online, tani, është t’i japim një dorë të përditshmes sonë. Të kthehemi te bazikja.
Çfarë na dhemb, çfarë na vret, çfarë na duhet! Është koha.

Tani, gjeje kush ia dha patentën, gjeji numër telefoni, fotografi, moshë, vite pune, intervistoje dhe po nuk pranoi, veri fotografinë ne portal.

Një ditë një koleg rumun më tregoi se një gazetar shkoi para derës së kryetarit të një komune periferike dhe vuri një gur.
Një gur turpi. Pas tij, përditë mijëra njerëz vunë gurin e tyre, derisa u be një mur turpi qe i bllokoi derën kryetarit dhe nuk e la ta hapte më.

Nëse ke një zë, një zë online, ke në dorë më shumë se një gur. Përdore për të treguar jo më si i vrasin fëmijët e vegjël, por kush po i vret fëmijët tanë të vegjël.
Mos kujto se ata do ia dalin dhe zëri yt do mbesë vetëm. Pas gurit tënd, do të behet muri ynë.
Kush ia dha patentën? E nisim këtu…./dritare.net

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...

“Ta shkul zemrën…” Pas denoncimit në polici nga e bija per vepra të turpshme, babait i erren sytë për hakmarrje

Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.