E fundit/ merr flakë autobuzi në Tiranë, vjen njoftimi i policise

279
0

Urbani i linjës së “Institutit” ka shpërthyer në flakë pasditen e kësaj të hëne.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, teksa ishte në lëvizje autobusi i linjës së Institutit ka marrë flakë duke u djegur pjesërisht në pjesën e motorrit.

Menjëherë, në vendin e ngjarjen shkuan shërbimet e Policisë si dhe zjarrfikësit të cilët bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht, personat të cilët ndodheshin në autobus kanë dalë dhe nuk kanë pasur asnjë lëndim.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.