Shpërthen gazetari: “Gazmend Paja, një lolo i qeverisë, mblodhi firmat për prishjen e teatrit”

618
0

Gazetari i “Fax News”, Bledian Koka, ka shpërthyer ndaj aktorit Gazmend Paja, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Koka, i cili është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, shprehet se Gazmend Paja është “një lolo i oborrit qeveritar”, i cili ka mbledhur firmat për peticionin pro prishjes së teatrit, që iu dorëzua Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Reagimi i plotë i gazetarit Bledian Koka:

Gazi i Botes 2.0
Me urdher direkt te Edi Rames, aktori Gazment Paja ka marre ne dore kete peticion dhe ka mbledhur firmat e disa prej aktoreve ku i behet thirrje Presidentit te Republikes qe te dekretoje shembejn e Teatrit Kombetar. Ndersa Gazment Paja, si nje lolo i konfirmuar i oborrit qeveritar dhe atij bashkiak e tregoi edhe njehere veten se ç’perfaqeson, aktoret e tjere duhet te jene te vetedijshem se sot me firmen e tyre ata firmosur per aktin me te turpshem te grabitjes se prones publike qe eshte prodhuar ndonjehere nga nje qeveri ne 106 vite shtet.
Me bindje te plote e them se nese ky akt ogurzi vihet ne jete, turpi qe do te bjere mbi te gjithe ata qe kane firmosur kete peticion do te jete 1000 here me i madh sesa e gjithe karriera e ndritur e atyre qe kane dhe e atyre qe do te mund ta kishin…
p.s…po sot keshilltarja e FRD-se Mirela Bogdani, u largua e neverituar nga koalicioni i majte ku Bamir Topi e kishte futur profesoreshen e nderuar toc per kaqol, pasi nje “tironce e vjeter” kurresesi nuk mund te bente sehir ndersa po ia perdhosin token e te pareve te saj…hallall buka.