Shpërthen Aurela Gace: Akoma vazhdoni të shisni mend me firmat e rrobave? Dje nuk kishit bukë të hanit..

2883
0

Nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur Aurela Gaçe përdor llogarinë e saj në Instagram për të lëshuar mesazhe sensiblizuese, provomovuar artistë të rinj, por edhe për të shprehur shpeshherë pakënaqësitë nga situata të ndryshme. Dhe duke u ndalur tek këto të fundit, duhet të pranojmë që jeta për artistët nuk është gjithmonë e lehtë, si dhe të përballen me momente nga më të çuditshmet, megjithatë Aurela kësaj here e ka kapur keq me hipokrizinë.

Për këngëtaren e njohur nga Vlora është akoma e pakonceptueshme që ka akoma njerëz që mburren me firmat e rrobave dhe çantat e shtrenjta, dhe u ka qendisur një postim, të cilin ndoshta shpeshherë e keni menduar, apo edhe shprehur me të tjerët.

“Mundohem të mos i gjykoj njerëzit edhe e gjej nga një justifikim për veprimet e tyre… por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave më duket se akoma nuk dinë të gëzojnë plotësisht edhe paranë që me “mund” kanë mbledhur. Të mburresh akoma me emrin që ke veshur, më duket kaq varfëri…shpirtërore sigurisht. Nejse. Do thoni ju, po mirë, ka mundësinë edhe pse jo? Po po, dakord. Vetëm se fakti që e tregon më bën të qesh. Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhacëve bosh të këtij fshatit tonë madhështor ku paradën e bëjnë pikërisht ata që dje mbase edhe buka u mungonte (kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot e tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk e mësuam se çfarë veshin, çfarë hanë. Ndoshta ngaqë ata janë bërë të pasur falë pasioneve, në kundërshtim me këta tanët që pasion kanë lekun.”-përfundon ajo.