Skip to content

Shokuese në Përrenjas/ Mësuesi ngacmon se*sualisht dy nxënëse! Pas zbulimit, tenton të..

    Një skandal është zbuluar sot në Përrenjas, ku një mësues 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.

    Mësohet se Fatmir Hoxha, mësues në shkollën 9-vjeçare “Rrajcë Skënderbej”, akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.

    Hoxha është denoncuar nga prindërit e vajzave, përkatësisht 13 dhe 14 vjeç, të cilët pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht dy të miturat. Pas nisjes së hetimit, policia ka gjetur prova për akuzat, e ndërkohë, mësuesi ka tentuar të largohet jashtë vendit. Megjithatë, ai është ndaluar në Rinas dhe është arrestuar.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare “Rrajcë Skënderbej “dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Përrenjas pas kallëzimit të bërë ndaj tij për vepra të rënda penale.

    Sipas burimeve zyrtare nga Policia ndaj mësuesi Fatmir Hoxha kishte dy denoncime  nga dy familja të dy nxënëseve  13 dhe 14 vjeçe  të fshatit Rrajcë Skënderbeu të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.

    Komuniteti për sjelljen e padenjë të mësuesit 55 vjeçar kishte kërkuar më herë largimin e tij nga puna. Kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë dhe pas një hetimi paraprak.

    Pas denoncimit në polici mësuesi 55 vjeç është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar jashtë Shqipërisë me avion.

    Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj.

    Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzuesve.

    Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

    Ndaj shtetasit Fatmir Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar. Policia ka garantuar  angazhimin maksimal të strukturave të saj për të ndjekur çdo rast të kësaj natyre dhe për të garantuar sigurinë e të miturve në çdo rrethanë.