Shokuese/ Mësuesi amerikan pervers abuzonte me të nxënësit në Tiranë. Detajet..

746
0

Mësuesi amerikan filmoi veten duke përdhunuar dhe abuzuar me nxënësit e rinj dhe i postoi pamjet në internet

Një mësues amerikan kishte gjetur strehë në Tiranë, pas një historie të gjatë dhe të shëmtuar abuzimi me fëmijë.

David Ira Lang që shikoni në foto, 71 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit e cila tha sot se finalizoi pas disa muajsh hetime operacionin e koduar “Gjurma virtuale”.

Lang akuzohet se prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. 71-vjeçari, shtetas amerikan, ishte me precedent penal jashtë Shqipërisë.

Lang, një amerikano-britanik që jetonte në Nju Jork, është një mësues i respektuar dje i njohur për diplomatë të lartë amerikanë, ndërkohë që më 2017 ishte dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim për abuzim me dy vajza të mitura në Rusi, ku ka jetuar për disa kohë.

Ai është fotografuar edhe me konsullin e përgjithshëm amerikan në Ekaterinburg, Thomas Niblock.

Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan David Lang, 71 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. Hetimi zbuloi se ai arrinte të gjente fëmijë të mitur, abuzonte seksualisht me ta dhe për më teoër filmonte skenat e shëmtuara.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Më herët në 2017, David Lang, atëherë 64 vjeç, ishte akuzuar për përdhunim të fëmijëve në Chelyabinsk, Rusi.

Mësuesi i emigrantëve u akuzua gjithashtu për prodhimin e pornove me fëmijë, përfshirë vajza nën 14 vjeç.

Provat në gjyqin e tij përfshinë fotografi grafike dhe filma të sekuestruara nga shtëpia e tij.

Lang u arrestua në vitin 2015 dhe që atëherë është mbajtur në një burg paraburgimi në Chelyabinsk. Ai u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg, por duket se nuk i kreu ato dhe arriti të strehohet në Shqipëri.

/noa.al