Shokohet turisti amerikan! Ajo qe i bën Bashkia e Pogradecit e lë pa mënd

747
0

Bashkia masakron qentë dhe i lë të ngordhur rrugëve. I helmon qenin dhe turistit amerikan, që shokohet

Qyteti i Pogradecit prej ditësh ka marrë një panoramë të frikshme ku në çdo hapësirë të tij gjen qenër dhe mace të ngordhura.

Dhjetra qytetarë janë bërë dëshmitarë të një akti barbar ndaj kafshëve, ku proshuta të helmosura janë shpërndarrë në qytet për të asgjesuar endacakët dhe jo vetëm.

Shoqëria civile në këtë qytet akuzon drejtpërdrejë Bashkinë Pogradec të këtij akti të shëmtuar.

Gazeta “TemA” bisedoi me disa prej qytetarëve të dëmtuar të cilët rrëfyen ngjarjen.

Ata thonë se kanë parë edhe individin që ka hedhur helmin dhe ai është punonjës i bashkisë së drejtuar nga Eduard Kapri.

Një turist amerikan tregoi se si i kishte ngordhur papritmas qeni teksa po pushonte në qytetin liqenor.

Ai thotë se kishte vite që e rriste atë duke e konsideruar si një person të familjes.

“U ndjeva keq, ne kujdesemi për të duke e vizituar shpesh tek veterineri.

Nuk e prisnim që të ngordhte aq papritmas sikur dikush ta kishte mallkuar.

Më vonë bashkë me bashkëshorten time gjetëm edhe proshutat në park,” shprehet turisti i cili nuk pranoi të identifikohet.

Ndërkohë ligji nr Nr.10 465, datë 29.9.2011 “Për Shërbimin Veterinar” përcakton qartë ndalimin e keqtrajtimit të kafshëve si dhe masat ligjore ndëshkuese për rastet e keqtrajtimit.

Në nenin 76, ligji në fjalë shkruan: “Për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve ndalohet kryerja e veprimeve të mëposhtme: a) shkaktimi i torturës, dhunës fizike dhe verbale, sjelljes çnjerëzore, frikës, dëmtimit, dhimbjes, vuajtjes, shqetësimit ose ankthit, me përjashtim të rasteve të lejuara sipas këtij kreu;

b) ndërsimi i kafshëve kundër njëra-tjetrës ose përdorimi i kafshëve për luftime a shfaqje që shkaktojnë dhimbje, dëmtime, plagosje ose ngordhje të kafshëve…

Neni 76 vijon me një sërë ndalimesh të tjera ndërsa neni 134 me titull “kundërvajtjet administrative” parashikon gjoba për rastet e shkeljes së këtij ligji, ku për shkeljet e nenit 76 parashikohet gjobë deri në masën 100 mijë lekë të rinj.

Burime nga institucioni i Bashkisë Pogradec, i thanë “TemA”-s se autorë të këtij sulmi kanë qenë punonjësit e bashkisë të cilët kanë zgjedhur këtë rrugë për të “çliruar” qytetin nga qentë endacakë.

Së fundmi ka pasur raportime të shumta se qytetet e mëdha si Tirana apo Durrësi kanë transportuar qentë endacakë në qytete më të vogla.(TemA)