Shokohet nëna, djali i shet mobiliet për të luajtur bixhoz

707
0

Një nënë është tronditur kur ka shkuar në shtëpi dhe ka parë që djali i ka shitur të gjitha mobiliet.

41 vjeçari I fiksuar pas lojrave të fatit nuk ka kursyer as orenditë shtëpiake të nënës së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku 62 vjeçarja A.E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I.E.

Ky i fundit i cili sipas dëshmisë së të ëmës njihej si person problematik pasi luante në lojëra fati i ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të siguruar para.

Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mundim, 62 vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43 vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.