HomeNews‘Shokohet’ moderatorja, ja...

‘Shokohet’ moderatorja, ja cfarë i thotë telefonuesja: Burri im ka..

Kontrolli i celularit të partnerit është tema e ditës në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan e cila përfshiu edhe telefonueset. Njëra prej tyre u shpreh se nuk duhet kontrolluar celulari i partnerit dhe as ajo vetë nuk e ka kryer ndonjëherë si veprim. Më pas telefonuesja shtoi se asaj i mjafton që partneri t’i “plotësojë dëshirat”.

Telefonuesja: Për mua ka rëndësi të më vijë në rregull në shtëpi, të jetë në rregull  me mua, të më plotësojë dëshirat e mia dhe le të flasë me kë të dojë në telefon.

Katerina Trungu: Si moj të flasë me kë të dojë në telefon?!

Telefonuesja: Unë këtë kam zgjidhje.

Rei Bezhani: Po në qoftë se plotësohen dy dëshira në telefon?

Telefonuesja: Nuk të dëgjoj.

Katerina Trungu: Po thonim, ai vërtet t’i plotëson dëshirat, por pse duhet të flasë me të tjerë në telefon?

Telefonuesja: Po dhe ai ka shoqe.

Mardjola Baco: Edhe xhindi i dëshirave, Aladini e çliroi më në fund, ia plotësoi 3 dëshirat kryesore dhe e çliroi, tani edhe ta marrësh këtë burrin e shkretë, ta shfrytëzosh deri në infinit, më plotëso këtë dëshirë, dhe këtë dëshirë, dhe këtë dëshirë, ai prapë nuk është i lirë.

Rei Bezhani: Pas të tretës pastaj dëshira fillon ndryshon.

Mardjola Baco: Ai mund të kthehet prapë, mund të bëjë dëshirën e tij dhe të kthehet prapë aty ku nuk ka dëshirë. Njeriu jeton në burgun më të madh në atë lloj forme.

Telefonuesja: Ai m’i plotëson dëshirat mua.

Mardjola Baco: Po ju atij?

Telefonuesja: Ai më bën pazarin, ai ka shoqe në zyrë.

Mardjola Baco: Jo, shoqja është tjetër gjë, koleget janë tjetër gjë.

Katerina Trungu: Mirë shoqe e thamë pra, shoqe, kolege është shumë normale, unë them mos ka ndonjë bisedë, po themi…

Telefonuesja: Epo punë e madhe le të bëjë ç’të dojë!

Katerina Trungu: O ç’më kënaqe! Ti e paske bërë si  llampa e Aladinit burrin!

Telefonuesja: Të bëjë ç’të dojë moj!

Katerina Trungu: Mirë, të uroj të keni shëndet dhe të jeni të lumtur në mënyrën tuaj.

Telefonuesja: Të të them dhe një fjalë të  fundit?

Katerina Trungu: Po.

Telefonuesja: Unë e kam në dyshek, ajo e ka në hendek./Portali Shqiptari/

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve (VIDEO)

Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq. Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.