Dy burra, të cilët kishin qenë shokë për më shumë se 60 vjet zbuluan se në fakt ishin vëllezër. Alan Robinson dhe Walter Macfarlane, nga SHBA, e zbuluan të vërtetën pasi bënë një test ADN-je në Ancestry.com, një faqe interneti mbi historinë familjare.
Ata ishin takuar për herë të parë në klasë të gjashtë, në Oahu, Hawaii.

Kishin lindur dhe ishin rritur të dy në këtë ishull dhe që në vogëli kishin qenë të pandarë. Macfarlane nuk e kishte njohur kurrë të atin, ndërsa Robinson ishte adoptuar.
Përgjatë viteve, Macfarlane ishte përpjekur të gjente përgjigje rreth babait të tij në internet e rrjete sociale, po nuk kishte pasur fat. Derisa iu drejtua faqeve që nëpërmjet ADN-së gjejnë lidhje familjare.
Dy miqtë zbuluan se kishin kromozom X identik, në mesin e shumë përputhjeve të tjera. E pasi biseduan dhe kërkuan më thellë, ata arritën në përfundimin se kishin lindur nga e njëjta nëna.
Sipas DailyMail, dy vëllezërit, të cilët kanë 15 muaj diferencë, e ndalë lajmin e gëzuar me familjarët e tyre dhe tani po bëjnë plane për të udhëtuar dhe për të shijuar pensionin sëbashku.