Një gazetare holandeze, e cila ka rastisur në Tiranë për një takim pune, ka treguar atë që i ndodhi gjatë kohës që po udhëtonte drejt qendrës.
Shoferi i makinës i ka shpjeguar se ka protestë studentësh, duke i kërkuar falje për trafikun, por gazetarja ka mbetur pa fjalë nga e gjitha kjo.
Mitra Nazar, gazetare e NOS shkruan në Tëitter se nuk e ka aspak problem trafikun, kur e ardhmja është aty dhe po proteston.
Ajo shkruan:
Sapo mbërrita në Tiranë. Shoferi i taksisë më kërkon falje për trafikun “Do vonohemi pak, më vjen keq”. E nget makinën ngadalë. “Janë studentët që protestojnë.”-vazhdon ai. Ai duhet të jetë rreth të 60-ave. Një buzëqeshje e madhe i shfaqet në fytyrë. “Nuk e kam problem trafikun. Ata duhet ta bëjnë. Për të ardhmen”
![](https://joq.al/imagesNew/2018/12/screenshot-1_1544722006-1179320.jpg)