Shoferi humb kontrollin mbi mjetin dhe përfundon në “Lanë”, arratiset nga vendngjarja

179
0

Një makine ka përfunduar në lumin e Lanës në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga  dhe përfunduar në “Lanë”.

Pas aksidentit mësohet se shoferi ështe larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.