Gjuha e përdorur nga shefi i Policisë Rrugore Erion Ahmeti, duket se ka ngjallur zemërim të gjerë tek të gjithë emigrantët.
Përmes reagimeve të shumta në rrjetet sociale, ata i kanë adresuar mesazhe publike kryeministrit Edi Rama për marrjen e masave dhe për largimin e tij nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Deklaratat e konsideruara fyese nga qytetarët Ahmeti i bëri në një prononcim ku foli për bilancin e madh të aksidenteve që janë shënuar në vend.
Ai tha se është bërë një analizë nga policia rrugore në mbyllje të sezonit turistik dhe ka rezultuar se shkelja më e shpeshte e drejtuesve të mjetit ka qenë parakalimi i gabuar që ka sjellë jo vetëm aksidente por edhe trafik te renduar në shumë akse, raporton gazeta Drita.
Nga analiza ai thotë se ka arritur në përfundimin se shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit dhe vijnë në Shqipëri janë arrogantë në timon.
Shefi i Rrugores thotë se shkelësit më të mëdhenj të kodit rrugor kanë rezultuar emigrantët. Kjo ka bërë që një lumë i madh ankesash të qytetarëve që jetojnë në diasporë të derdhen në rrjetet sociale duke kërkuar largimin e tij nga detyra.
Më poshtë janë pasqyruar disa prej komenteve të tyre