Shoferë të Shqipërisë, nga nesër do t’i harroni këto skena në Maqedoni

632
0

Komisioni Rregullator për Energjetikë nesër do të vendos për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni. Siç bëhet e ditur ndryshimet e çmimeve nuk do të jenë për të mirën e qytetarëve, për shkak se do të ketë rritje.

Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet që të rris çmimin për 2 denarë për litër për naftën dhe benzinën, edhe pse disa javë më parë kishte ulje simbolike deri në denarë. Me këtë shtrenjtim do të ketë rikthimin të gjendjes së mëparshme.

Me ndryshimet e fundit, Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që benzina të lirohet për 1 denar, ndërsa çmimi i dizelit nuk ndryshoi.

Çmimi i ri i Eurosuper 98 është 73 denarë për litër, ndërsa Eurosuper 95 me 71 denarë për litër. Dizeli mbeti me çmim të njejtë prej 63,5 denarë për litër.

Por me shtrenjtimin e ri pritet që të shkojë në 65, 5 denarë për litër. Në Maqedoni brenda vitit kemi rritje mbi 30 për qind. http://www.albeu.al/kryetitull/shofere-te-shqiperise-nga-neser-do-ti-harroni-keto-skena-ne-maqedoni/409017/