Shkuan tek e bija në Amerikë, vajza humb kontaktet me prindërit: U nisën për Shqipëri, por humbën avionin në Angli

524
0

Një qytetare ka denoncuar humbjen e kontakteve me të afërmit e tyre, konkretisht nënën dhe babain. Në mesazh, vajza shkruan se prindërit kishin shkuar tek vajza tjetër që jeton në Amerikë. Nga atje, Agron dhe Lumturie Ruçi janë nisur dje për t’u kthyer në Shqipëri. Sipas vajzës që denoncon humbjen e kontakteve me prindërit, avioni nga Amerika do të ndalonte në aeroportin e Londrës “London Heathrow” por këtu avioni i ka ikur dhe ato kane ngelur në Angli. E shqetësuar për fatin e prindërve të saj, kërkon që kushdo që i ka parë personat në foto, Agron dhe Lumturie Ruçin, të ndihmojë që vajza të lidhet me prindërit.

Mesazhi në redaksi:

Mirembrema! Po ju shkruaj sepse kam nje hall shume te madh dhe nuk di ku te kerkoj ndihme . Prinderit e mi ,ishin disa muaj te motra ime, e cila jeton ne Amerike . Dje jane nisur per tu kthyer ne Shqiperi . Aeroplani nga Amerika do te ndalonte ne aeroportin e Londres ” London Heathrow ” por aeroplani i ka ikur dhe ato kane ngelur atje , apo nuk e di cfare mund ti kete ndodhur . Nuk kam asnje numer kontakti qe te komunikoj me to . Motra qe eshte emigrante ne Amerike, nuk i lejohet te udhetoje qe te shkoje per ti kerkuar . Nuk e di ku mund te jene ? Ju lutem nese mundeni te me ndihmoje dikush, sepse ato jane edhe te semure Quhen Agron dhe Lumturie Ruçi .