Shkriu së qeshuri gjithë Kuvendin, deputeti lushnjar “godet” sërish: Ore edhe kur p**rdh Kryeministri këta…

368
0

Deputeti i Lushnjes, Sajmir Korreshi nuk i ndal batutat, pasi shkriu së qeshuri deputetët e majtë dhe të djathtë në parlament në orët e para të mëngjesit.

Mbrëmjen e sotme, Korreshi ka deklaruar se batutat i kishte përgatitur me qëllim për të ç’tensionuar sadopak situatën dhe se e zgjodhi vetë që të mos kishte një fjalim rutinë si të gjithë.

I ftuar në një media, Sajmir Korreshi nuk hoqi dorë nga batutat. “Ishte diçka e momentit. Nuk mendova të përgatis një fjalim e ta lexoj si shumë kolegë të tjerë, po prita sa të vinte babai i kombit (Rama) dhe të flisja. Ka qenë sikur ishim në xhinaze dhe ne e shoqëruam me të qeshur. Batutat dhe këto i kishim diskutuar. Zgjodha të bëja ato batuta për t’i dhënë ton dhe çctensionuar dhe për të treguar se kjo qeveri dhe ai program është absurd”, deklaroi Korreshi. Pashë që të gjithë deputetët e PS po i bënin temena (Kryeministrit Rama). Doja t’i thoja njëherë, ore ti edhe kur pj..rdh ca të thonë këta? Shëndet t’u bëftë?”, deklaroi ai.

Korreshi më tej sfidoi ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që të verifikojë gjendjen e spitalit të Lushnjes. “Ishalla nuk kanë vënë çarqe natën”, tha Korreshi.