“Shkova për t’a mbrojtur Martinin por një burrë më kapi”/ Flet për herë të parë nga spitali shoku i Martinit

791
0

 Shoku i të ndjerit Martin Canit ka folur për herë të parë për mediat. 14-vjeçari, Luisi Meçe i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Review” në Euronews Albania. Gjatë fjalës së tij Meçe u shpre se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë. Sipas tij në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij të pranishëm kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

Luisi u shpreh se  shoku i Marjos, një djalë me flokë të gjata e goditi pas shpine dhe më pas ai e goditi atë. Më pas 14-vjeçari shtoi se kur u kthye shikoi Marion i cili nxorri thikën dhe po godiste Marinin në zemër. Sipas tij ai u nis ta mbronte atë po një burrë e kapi atë dhe e ngriti në ajër. Ai theksoi se autori kishte tentuar të godiste edhe atë në zemër po ai ishte vetëmbrojtur duke vendosur duart përpara.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër.  Vura dorën përpara.

Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit,” u shpreh ai.

Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është burri që e ka ngritur. Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se ësHtë qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.