Skip to content

Ngjarje e rëndë/ Shkon të takojë nipin, vritet me thikën e bukës shqiptari në Itali.

    Një 61 vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:00 në Bibbiano, Reggio Emilia, të Italisë.

    Sipas informacioneve, viktima ka shkuar në shtëpinë e autorit të dyshuar për të marrë nipin e tij.

    Viktima është goditur me thikën e bukës.

    Autori është një 41 vjeçar i cili është arrestuar për akuzën e vrasjes me dashje.

    Ende janë të paqarta motivet e këtij krimi të rëndë, shkruan tgcom