Shkon para spitalit, Ish-deputetja bën zbulimin bo.mbë, publikon para te gjitheve PROVAT, ja VIDEO që po bën namin…

838
0

Ish-deputetja e PD Oriola Pampuri ka deklaruar sot se Spitali COVID 4 është një mashtrim. Ajo ka dalë me një video-mesazh ndërsa thekson se propaganda qeveritare përdoret për të fshehur situatën reale të koronavirusit në vend dhe se qeveria ka dështuar në menaxhimin e saj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORIOLA PAMPURI

Ndodhem sot tek godina që kryeministri në ikje dhe Ministrja e Shëndetësisë e inauguruan me bujë si spitalin Covid 4. Një muaj më parë, propaganda e qeverisë në ikje ua shiti shqiptarëve këtë godinë si një strukturë spitalore që do të ndihmojë spitalin infektiv për të përballuar një fluks të mundshëm pas rihapjes. Fluksi ka ndodhur në përmasa të frikshme dhe jashtë kontrollit, por kjo godinë spitalore nuk është gati për të kryer funksionin e saj mbështetës, siç premtoi kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë. Asgjë nga ato që u shfaqën në ERTV në 2 qershor, nuk është në funksion. Gjithçka është një mashtrim.

Është e qartë që kryeministri në ikje ka gënjyer shqiptarët, i ka bërë të besojnë se kemi kapacitete të reja për të përballuar fluksin. Asgjë nuk ka ndodhur nga ato që premtoi Edi Rama. Struktura e re spitalore, COVID 4 është e kyçur dhe jashtë funksionit. Faturën e kësaj propagande do ta paguajnë mijëra pacientë që marrin shërbim tek spitali Shefqet Ndroqi, i cili është vendosur të rikthehet në spital COVID. Ky ishte plani i vetëm i kësaj qeverie të falimentuar për të përballuar fluksin në rritje heqja e shërbimit të duhur spitalor për mijëra pacientë, të sëmurë kronikë, shpeshherë rëndë. Duke rikthyer sanatoriumin në COVID, të sëmurët nuk do të kenë më mundësinë të marrin trajtime të specializuara tek sanatoriumi, pasi qeveria do ta izolojë spitalin për të infektuarit me COVID.

Qeveria e Edi Ramës është pa asnjë plan për të përballuar situatën, që është në gje dje të lirë. Qeveria është dorëzuar. Kryeministri në ikje nuk e ka shtuar fondin për shëndetësinë as në buxhetin e rishikuar pra pak ditësh. Shqipëria ka nevojë të rrisë nunrin e testimeve, të rrisë kapacitetet laboratorike, pasi 4 muaj pas shpërthimit të epidemisë, vazhdohet që të punohet me 1 laborator të vetëm. Mungesa e një strategjie ka bërë që Shqipëria të jetë në 15 vendet e para në Europë me numrin më të lartë të të infektuarve për 1 milionë banorë. Është e pafalshme që qeveria është shndërruar në mbajtëse statistikash dhe nuk thotë çfarë plani ka për të vënë nën kontroll situatën e rënduar.

Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlejnë më shumë se pushteti i Edi Ramës. Duke u fshehur, nuk fsheh problemin, por e përkeqëson atë. U bëj thirrje qytetarëve të marrin masa për të ruajtur vetë jetën e tyre. Të përdorin maskat në mjedise të mbyllura, të ruajë distancën. Është shërbimi më i mirë që mund të bëjnë për veten, pasi qeveria nuk do t’ia dojë për ta. Mashtrimi me këtë spital fantazmë është një provë tjetër për këtë.