Shkon në provat e Portokallisë, Bukra shpërthen në lot kur sheh çfarë i kanë bërë

1718
0

Një surprizë fantastike e cila e ka emocionuar pa masë, i është bërë me rastin e ditëlindjes nga kolegët aktores së njohur të Portokallisë Albana Pipi.

Ajo njihet ndryshe dhe me ermi ‘Bukra’ për shkak të rolit në spektaklin e humorit.

Ajo feston sot ditëlindjen dhe përmes një postimi në Instagram, Albana ka ndarë me ndjekësit e saj momente emocionuese nga surpriza që miqtë e saj në ‘Portokalli’ i kishin përgatitur.

‘Faleminderit familja ime madhe. Nuk do ti harroj kurre keto emocione. U rrita bashke me ju gjithe keto vite. Jeni jeta ime. Ju falenderoj pa fund per cdo moment emocioni, dashurie, mesimi dhe terheqje, vemendje qe me keni dhuruar.”- shkruan aktorja në videon e postuar në Instastories.