Shkojnë për te marrë ujkun e vrarë, gjahtarëve i ndodh ajo që se prisnin (Video)

1010
0

Një video e ardhur nga Kazakistani po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi aty shihet sesi një ujk i qëlluar me armë nga gjahtarët, “ringjallet” dhe i sulmon ata.

Bisha e egër me plagë në qafë kthehet në jetë dhe tenton t’i ngulë dhëmbët këmbës së gjahtarit.

Ata menduan se ujk kishte ngordhur nga plagët e marrë prej armës së gjahut. Video dramatike u filmua nga gjuetarët në rrafshinat e mbuluara me dëborë të Kazakistanit teksa iu afruan bishës së egër të plagosur.

Gjahtari trembet dhe bërtet nga frika, ndërsa dëgjohen shokët e tij që qeshin dhe tallen edhe pse janë të hutuar nga sulmi i befasishëm i ujkut.