“Shkoj te varri çdo ditë dhe..”, bashkëshorti i Hueyda El Saied tregon premtimin që i bëri

174
0

Ndarja nga jeta e artistes, Hueyda El Saied, i preku të gjithë shqiptarët. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, bashkëshorti i saj, Thierr ka rrëfyer gjithçka, nga sëmundja, kujtimi i artistes deri te marrëdhënia me të birin.

Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, Thierr ka se i ka bërë një premtim Huejdës dhe do të kujdeset për të gjithë jetën.

“Unë ndjehem shumë mirë për Gabrielin, sepse ai është shumë i fortë dhe është djali im tani. I bëra një premtim Huejdës për tu kujdesur dhe për të qenë babai më i mirë për Gabrielin. Unë do të jem aty për të gjatë gjithë jetës sime”, tha ai.

Më tej, Thierr zbuloi se vendimi që Huejda të prehet në Luksemburg ishte i tij dhe për këtë ka një arsye të veçantë.

“Huejda nuk donte të fliste për atë çështje direkt me askënd. Ishte vendimi im dhe i familjes, që ta mbajmë Huejdën pranë Gabrielit dhe meje. Për shqiptarët është pak e vështirë të kuptohet. Po unë shkoj te varri i saj çdo ditë dhe flas me të. Kjo është arsyeja pse vendosëm që Huejda të prehej këtu”, u shpreh bashkëshorti i artistes.l.k