Shkoi për të shkulur barishtet, 20-vjeçares i ndodh e papritura.

8321
0

A e dini se rritja e bletëve kërkon kujdes maksimal për veten të mbroheni nga rreziku i pickimit të tyre?

Por një vajze së cilës ‘mund të jetë rasti i parë në botë’, siç kanë thënë doktorët e spitalit Universitar Fooyin, i janë .gjetur brenda syve 4 bletë. Kjo ka ndodhur në Tajvan.

Pacientja e quajtur Ms He, 20 vjeçe, ishte duke shkulur barërat e këqija në varrin e një të afërmi në momentin kur bletët i hynë në sy.

Ajo shkoi në Spitalin Universitar Fooyin në qarkun jugor të Pingtungut të Tajvanit, ku mjekët gjetën bletët nën qepallat e saj të fryrë, shkruan Daily Mail.

“Ne po vizitonim dhe rregullonim varrezën e një të afërmi, dhe unë isha duke hequr barërat e këqija. Nisi të frynte shumë erë dhe unë më vonë ndjeva të më hynte diçka në sy. Në fillim mendova se ishte pluhur dhe nisa ti pastroja sytë me ujë, por më pas kisha dhimbje të forta dhe shkova në spital”, tha pacientja.