Shkoi ne Turqi për t’u dobesuar me ndërhyrje në stomak, 20-vjeçarja vdes pas 24 orësh

422
0

Një kirurg turk do të përballet me drejtësinë pasi ka kryer operacion stomaku ndaj një 20-vjeçareje britanike, e cila vdiq disa ditë më vonë.

20-vjeçarja Morgan Ribeiro, me kursimet e bëra nga prindërit e saj, kishte arritur të mblidhte shumën prej 2,500 paund për të udhëtuar drejt Turqisë dhe për t’iu nënshtruar operacionit që do ta ndihmonte të humbte peshë.

Mjeku turk Serkan Bagil e kreu operacionin më 5 janar. Siç tha familja e saj, vajza zgjodhi Turqinë sepse ishte një zgjidhje më ekonomike në krahasim me Britaninë, ku i duhej të priste gjatë dhe gjithashtu të paguante 10 mijë paund. Operacioni u krye dhe Ribeiro mori fluturimin e kthimit. Megjithatë, brenda në aeroplan ajo u sëmur. Gjendja e saj ishte aq e keqe sa që avioni duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, ku kirurgët i hoqën më shumë se 10 cm të zorrëve të vogla në përpjekje për ta shpëtuar. Mjekët i thanë familjes se gjatë operacionit i ishte prerë zorra e hollë. Vajza pësoi një atak në zemër, ra në koma dhe vdiq katër ditë më vonë nga shoku septik.

Bagil këmbënguli se ajo pësoi një emboli gjatë fluturimit, diçka që mjekët serbë e përjashtuan. Kirurgu turk, i cili thuhet se ka një karrierë prej më shumë se dy dekada, pohoi se kishte operuar me sukses dy pacientë të tjerë britanikë dhe se ata ishin shëruar.

“Ajo vdiq nga një emboli gjatë fluturimit, jo nga komplikimet nga operacioni. Jam i trishtuar, shumë i trishtuar, ajo ishte aq e re sa do të doja që kjo të mos kishte ndodhur kurrë, është hera e parë në karrierën time”, tha Bagil për Mirror. Mjekët serbë, nga ana tjetër, thanë se kolegu i tyre nuk arriti të dallonte një prerje në zorrën e saj e hollë, e cila mund të ketë lejuar ushqimin të hyjë në gjakun e saj, duke e bërë atë të kalojë në shok septik.

E ëma e vajzës tha e tronditur: I ishte prerë zorra e hollë dhe besoj se nuk e kishte pikasur. Këtë na e thanë kirurgët serbë. Në biografinë online të Bagil thuhet se ai ka kryer më shumë se 8000 procedura mjekësore.

Profile të tjerë në internet thonë se ai u diplomua në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Çukurova në Turqi në 1996, ku përfundoi specializimin e kirurgjisë së përgjithshme midis 2003 dhe 2010. Në llogarinë e tij në Instagram, ai rregullisht ngarkon video të pacientëve që ndajnë gëzimin e tyre për operimin me sukses. Bagil shkruan se në klinikë “ne i kryejmë të gjitha operacionet në një ambient krejtësisht steril dhe spitalor”.

Ribeiro pagoi 2,500 £ për të kryer operacionin, pas vitesh të tëra që i kërkonte të humbiste peshë.

Në një video të fundit që ajo ngarkoi në TikTok përpara se të fluturonte në Turqi, për të bërë operacionin, ajo shprehu emocionet e saj: Postimi im i fundit para ËLS (operacioni për humbje peshe)… shihemi në anën tjetër.

Babai i saj, Richard Ribeiro, tha se ai kishte bërë kërkime në internet para se të vendoste ta dërgonte vajzën e tij në Turqi. Prokurorët serbë, së bashku me autoritetet britanike, kanë nisur tashmë hetimet për vdekjen e Morgan. Motra e saj më e madhe Kayleigh, 26 vjeçe, i ishte lutur që të mos e bënte operacionin, ndërsa i dashuri i saj Jamie Breëster pohoi se spitali nuk i kishte thënë për rreziqet pas operacionit.

Vlen të theksohet se një operacion i ngjashëm në Britaninë e Madhe kushton rreth 10,000 paund dhe për këtë arsye shumë preferojnë Turqinë e cila është shumë ekonomike. Por qeveria britanike po jep alarmin, duke thënë se di për më shumë se 25 shtetas britanikë që kanë vdekur në Turqi që nga janari 2019 deri më sot nga operacionet.

Autoritetet serbe thanë se ishte hera e tretë që një aeroplan që mbante një pacient të kirurgjisë kozmetike britanike duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, për shkak të komplikimeve mjekësore.